Alegri largon zërat, te Juvja edhe një sezon

“Kam dhe një vit kontratë”. Kështu i është përgjigjur pyetjes Maks Alegri, trajneri juventin, i cili i deklaroi Fabio Facios në  “Che tempo che fa” (Rai Uno), se nuk ka ndërmend të largohet nga bardhezinjtë.

Me 5 javë nga fundi kampion? Po, jemi me pushime pak më herët. Ishte mirë të mos shkonim, sepse Championsi mbeti i pakaluar. Sporti është i bukur edhe për faktin se i gëzohemi fitoreve dhe pranojmë humbjet. Nuk mund të fitohet gjithnjë”. Më tej Alegri u zgjat jashtë Italisë.

“Championsi është i vështirë. Dikush tha që Juve nuk e fiton trofeun europian prej 23 viteve dhe është e vërtetë, por në 5 vitet e fundit, niveli i skuadrave europiane është rritur ndjeshëm,”-u justifikua trajneri kampion i Serisë A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!