“Gewiss Arena”, stadiumi i ri i Atalantës…

Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit, me shtëpi të re. Ecuria në kampionat dhe në Europë, i ka bërë faktorët e Bergamos të mblidhen tok dhe të dalin në një konkluzion të përbashkët. Stadium të ri për skuadrën dhe qytetin.

Do të quhet “Gewiss Arena”. Kjo është ideja e stadiumit të ri që do të ndërtohet së shpejti në Bergamo.

Roberto Spanjolo, drejtor dhe koordinator i punimeve, tha se në verën e vitit 2021, do t’i dorezojë qytetit impiantin modern. “Është meritë e familjes Perkasi, që veproi  me zemër. Jam nga 50 vite në Bergamo. Gjithnjë eshtë folur për një stadiim të ri, por deri tani asgjë”

Edhe Xhoxhio Gori, kryetari i Bashkisë prezent në konferencë, aprovon duke thënë: “Nuk kemi hequr dorë kurrë. Kjo është një dhuratë për sportdashësit dhe qytetarët. Falenderojmë Perkasin”.

Shpenzimet totale do të jenë rreth 40 milione euro. Starti i punimeve, me 30 prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!