Shpëton, Gatuzo deri në fund te Milani…

Mungesa e alternativave të vlefshme, e ka bindur menaxhmentin më të lartë milanis, që ta konfirmojë teknikun, por që do të mbetet për lamtumirë në fund të sezonit.

Shkëlqimi i Milanit, duket u zbeh përfundimisht pas humbjes 2-0 në transfertë ndaj Torinos. Për “Djajtë” kuqezinj, Champions tani duket si ëndërr. Ata humbën vendin e 4-t në renditje, çka ishte edhe synim i  milanistëve.

Menjëherë pas ndeshjes, në mjediset e stadiumit të Torinos, Gazidis, Leonardo, Maldini dhe Gatuzo kanë diskutuar situatën e skuadrës. Në përfundim të sfidës trajneri Xhenaro Gatuzo, në konferencën për shtyp, mori përgjegjësitë për rezultatet e arritura.

“Mendoj se u ndëshkuam nga një incident. Sot skuadra bëri atë që duhet të bënte, ishte thjesht ai incident. Torino të detyron të luash keq, kemi krijuar mundësitë tona, por nuk mund të shkaktojmë një penallti aq naive. Nuk po kënaqemi aq shumë sa dy muaj më parë. Nuk jemi të mprehtë, mendojmë shumë dhe kjo na heq entuziazmin. Prandaj e them që nuk mund të hyj në mendjen e lojtarëve, pasi unë dua që ata të kenë shpirt luftarak dhe vendosmëri, por nuk po ndodh. Unë jam përgjegjës për rezultatet. Jo vetëm që po marrim rezultate të turpshme, por jemi duke turpëruar një klub historik. Zgjodha Kutronen në sulm, sepse doja që të bënim pasime më të shpejta përpara, por nuk kemi lëvizur mirë. Nuk është problem fizik. Na mungon qetësia dhe një ecuri pozitive që të na japë besim. Jemi duke goditur veten tonë në fytyrë.”

I pyetur Gatuzo për të ardhmen e tij, u përgjigj se për këtë duhen pyetur drejtuesit. Sakaq, Milan ka vendosur të vazhdojë me Rino Gatuzon në stol, të paktën për katër ndeshjet e mbetura të Serisë A, nderkohe qe synimi për Champions, tani është më i komplikuar sa kurrë.

Mungesa e alternativave të vlefshme, e ka bindur menaxhmentin më të lartë (Leonardo, Maldini, Gazidis), që ta konfirmojë teknikun, por që do të mbetet për lamtumirë në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!