Ronaldo-Nejmar, takimi mister…

Mësohet arsyeja e fushatës së Nejmar në Torino. Aludimet menjanë, guida e Nejmar, është në fakt e lidhur me realizimin e një spoti publicitar. Nëse fillimisht u tha se braziliani, ishte për të takuar mikun e tij të ngushtë Duglas Kosta, tani gjithçka është sqaruar.

Por ajo që nuk dihej, ka të bëjë me faktin që së bashku me Nejmar, për të promovuar një kompani telefonike portugeze, sulmuesi i PSG ka gjetur edhe Kristiano Ronaldon. Në zonën e Mirafiorit , në studiot përkatëse, u krijua gjithçka për regjistrimin e spotit.

Nga ana tjetër, mediat fqinje kanë nisur aludimet për mundësinë që dy lojtarët Ronaldo dhe Nejmar, të shihen së bashku me fanelën e Juventusit. Specialistët shprehen se do të ishte dyshja e ëndrrave që në fakt, pritet të figurojë e tillë-ëndërr. Gjithsesi, të dy futbollistët e klasit, gjetën njëri –tjetrin në një reklamë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!