“Fillimi i mirë, por sytë nga Mercedesi”

Pas provave të lira djeshme në circuitin e Bakusë, britaniku Hamilton e pranon: “Ferrari duket se është përpara nesh”

Sebastian Fetel dukej i kënaqur pas rezultateve të praktikave të lira të së premtes në Azerbajxhan: “Sot ishte një ditë e vështirë, pasi pista ishte shumë e rrëshqitshme dhe ne nuk garuam shumë, – tha gjerman i Ferrarit. – Por makina ishte mirë dhe unë jam i kënaqur me pikën e fillimit. Mercedesi? Ata mbeten makina për t’u mundur”.

Piloti i tjetër i “kokëkuqes” Çarls Leklerk, shprehet: “Për atë që kemi parë sot gjykimi është pozitiv, por Mercedesi duket shumë konkurrues në parakalimet”.

Çarls, u përqendrua në veçanti te përditësimet aerodinamike të sjella nga Maranello në Azerbajxhan: “I kemi provuar mjaftueshëm për të dhënë një vlerësim dhe do të thosha se për momentin ato janë positive. Por kjo nuk do të thotë asgjë, sot do të shohim se ku jemi. Sa larg jemi? Si Seb dhe unë, kemi patur disa probleme me trafikun. Mirëpo nëse xhiroja e thatë është e mire, nuk ka asnjë arsye të mendojmë se nuk do të shkojë mirë edhe në garë”.

Si zakonisht, pak hamendje bëri edhe Ljuis Hamilton: “Ishte një ditë e çuditshme, por unë gjithsesi e kënaqa, – tha kampioni i botës. – FP2 shkoi shumë mirë, u ndjeva më shumë i rehatshme në makinë, në krahasim me vitin e kaluar. Në të gjitha rastet, Ferrari duket qartësisht shumë i shpejtë dhe se është përpara nesh. Vështirë t’i gjejmë 7 të dhjetat që na mungojnë për sot. Gjithsesi ritmi ynë dukej më mirë se xhiron e thatë. Do të jetë një betejë e mirë, unë jam gjithmonë i gatshëm”.

Sot, në orën 15:00, në cirkuitin e Bakusë, do të nisin provat për “pole-position” të Çmimit të Madh në Azerbajxhanit, gara e katërt e botërorit të Formula 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!