Botas dhe Mercedesi, startojnë të parët…

Zhgënjen skuderia e “kokëkuqes”. Fetel renditet i 3-ti, ndërsa Leklerk përplaset me muret rrethues të pistës në sesionin e dytë

Finlandezi Valteri Botas, do të niset nesër i pari në pistën qytetase të Bakusë, garë për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Piloti i ri i Mercedesit në xhiron e fundit arriti kohën 1’40”495, duke fituar “pole-position”, i dyti radhazi, pas atij të fituar në Shangai të Kinës dhe i 8-ti në karrierën e tij.

Në vendin e dytë u rendit shoku i skuderisë së tij, britaniku Ljuis Hamilton me 59 të mijëtat më tepër se Botas, duke konfirmuar se makina Mercedes është shumë e shpejtë atëhere kur duhet, në gara zyrtare.

I treti, me 3 të dhjetat më shumë u klasifikua gjermani Sebastian Fetel i Ferrarit. Makina tjetër e Ferrarit, ajo e Çarls Leklerk, do ta nisë garën nga vendi i 10-të, pasi piloti ferrarist nuk mori pjesë fare në sesionin e tretë të provave zyrtare. Ai aksidentoi makinën “kokëkuqe” në kthesën e 8-të gjatë sesionit të dytë të provave.

Provat e sot për “pole-position” zgjatën tej kohës së parashikuar, rreth dy orë për shkak të aksidenteve të shumta. Gara e nesërme do të nisë në orën 14:10 të pasdites. Në vijën e parë të startit do të jenë dy makinat Mercedes, i pari finlandezi Botas dhe pak pas tij, britaniku Hamilton.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!