Nejmar në telashe, tri ndeshje pezullim

UEFA kundër sulmeve të rrjeteve sociale. Ai që e pëson është Nejmar, i cili pas humbjes së PSG kundër  Mançester Junajtid, në Ligën e Kampioneve, bëri gjeste jo të pëlqyeshme. Komisioni Disiplinor e ka skualifikuar sulmuesin brazilian për tri takime, për “aktet ofenduese dhe sjelljen ndaj  zyrtarëve të ndeshjes”.

Një qëndrim i ashpër, i cili e dënon rëndë lojtarin, që u përfshi me mosdakortësinë ndaj gjyqtarit të ndeshjës Damir Skomina në fushë dhe Masimiliano Irratit në sistemin VAR. Shkaku, prekja e topit me dorë nga Kimpembe.

Ky është një turp, ata vendosin njerëz që nuk e kuptojnë futbollin,” – pati thënë braziliani. Por Nejmar, nuk ka qëndruar rehat. Në profilin e tij në Instagram, ka sulmuar hapur gjyqtarët  dhe sistemin VAR. Shpërthim, që tani do t’i kushtojë tri ndeshje pezullim. Një skualifikim që ylli i PSG-se do të duhet ta shlyejë në Ligën e Kampionëve të edicionit  të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!