Champions në “fushë”, gjyqtarët paraprijnë
Në vigjilje të turit të parë gjysmëfinal të Champions League, UEFA ka njoftuar arbitrat për ndeshjet e para planifikuar nesër dhe të mërkurën. Totenham-Ajax dhe Barcelona-Liverpul, janë çiftet nga ku do të dalin dy finalistet për në “Vanda Metropolitano” të Madridit.
Ndeshja në Londër mes Totenhemit dhe Ajaksit do të drejtohet nga spanjolli Antonio Mateu Lahoz, me ndihmësit Pau Cebrian Devis dhe Roberto del Palomar (gjyqtarët VAR, Alejandro Hernandez, Juan Martinez. I katërt Alberto Undiano Malenko).
Ndeshja e së mërkurës, ajo mes të Barcelonës dhe Liverpulit, në program në “Kamp Nou”, drejtimi i është besuar arbitrit holandez Bjorn Kuipërs. Në këtë trupë, edhe ndihmësit Mario Diks dhe Ervin Zeinstra. Në sistemin VAR, janë Deni Makkelie dhe Pol van Boekel, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Tasos Sidiropoulos nga Greqia.