Totenhem kalon Sitin, Liverpuli shpartallon Porton

Mançester Siti-Totenhem 4-3 (Sterling 5′, 21′, B. Silva 11′, Aguero 59′ / Son 7′, 9′, Jorente 73′) 

Mbrëmja e sotme e Champions League, përshkon gjithë ishullin e Britanisë së Madhe. Së paku dy nga tri të tilla, u ndeshën në Mançester, aty ku futbolli dhuroi një takim nga më të paparashikuarit e këtij kompeticioni. Mançester Siti e pa veten përpara, që në minute e 4-t, por takimi i nisur furishëm, do rezervojë çmendurinë më të padëgjuar në këtë fazë të gares. Pa kaluar 7 minuta lojë, është njeriu i momentit në Europë, koreani Son që barazon për Totenhemin.

Futbollisti që shënoi golin historik në përurimin e impiantit të ri të Spursave, pak javë më përpara, gjen golin e dytë në minutën e 10-të. Guardiola sheh me dëshpërim t’i ikë nga duart një ndeshje që as në ëndërr s’e kish parë. Por për t’i  kthyer shpresën atij dhe  gjithë popullit “Qytetar” mendon Bernardo Silva, i cili në aksionin pasardhës, vendos balancen për një 2-2 provizor. Me Totenhem të shastisur për disa minuta, malorja për  vëndasit do të zgjasë jo shumë gjatë, pasi Stërling shënon të dytin personal dhe të tretin për Mançester Sitin. Atmosfera në maksimum, në start të fraksionit të dytë.

Djemtë e Gurdiolës, shtyjnë përpara, ndërsa në të 59-ten Aguero i dërgon në 4-2 shifrat për Sitin. Mjaftueshëm, për të kaluar në gjysmëfinale. E vajtjes 0-1 në Londër, e përmbysur. Poçetino nuk ka cfare të presë dhe ndryshon në vendosje dhe udhëzon të shtyhet deri në thellësi. Nuk vonon goli i tretë çka do të thoshte kualifikim për miqtë. Ngjau kjo e fundit edhe pse Siti në kohën shtesë festoi një gol që vetëm sistemi VAR e anuloi. Pas Juventus, eliminuar mbrëmë, sonte rrëzohet edhe Mançester Siti.

Porto-Liverpul 1-4
(Militao 68′ / Mane 26′, Salah 65′, Firmino 77′, Van Dijk
87’)

 Liverpuli i Jurgen Klop vijoji suksesin edhe në Oporto, duke qenë në letër njëra nga skuadrat pretendente për të shkuar në finalen e Madridit. E nisi më mirë Porto, por golin e gjeti  Mane për “redsat” në të 26-ën. Aq është dashur, sepse me disavantazhin e përgjishëm (0-3), “dragonjtë” e patën të vështirë për të përmbysur.

Luhet hapur dhe Liverpul që rezervon të tjerë gola në pjesën e dytë. Në të 65-ën Muhamed Salah dyfishon pas një supergoli, ndërsa pa kaluar tri –katër minuta, vëndasit  me Militaon shkurtojnë shifrat në 1-2. 

Superfuqinë e tij, Liverpuli e tregoi gjatë minutave në vijim, ndërsa shënoi dhe dy herë të tjera. Në gol vajtën Firminio dhe Van Dijk për një 1-4 të rëndë për Porton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!