Sheni Long, goli më i shpejtë britanik…

As në ëndërr nuk do ta kishte parë sulmuesi i Sauthemptonit. Irlandezi Sheni Long tashmë ka shkruar emrin e tij, si lojtari që ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e futbollit britanik.

Kishin kaluar vetëm 7 sekonda në ndeshjen Sauthempton-Uatford, kur sulmuesi Sheni Long përfitoi nga gabimi i mbrojtësit Kethkarti, kaloi edhe portierin Foster dhe shënoi golin për Sauthemptonin.

Për koiçidencë, rezultati i ndeshjes u barazua në 1-1, në minutën e 90-të dhe te fundit të takimit, nga Andre Grej.

Rekordin e mëparshëm për golin më të shpejtë në futbollin britanik e mbante ish-mbrojtësi i Totenhemit, Ledlej King (9”82), rekord ky i vendosur në vitin 2000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!