Të gjithë në këmbë, Premier Ligen e zgjon derbi…

Derbi i madh i Mançesterit, do të luhet nesër në mbrëmje. Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, pritet të dhurojnë spektaklin e radhës në derbin numër 178-të mes tyre në të gjitha kompeticionet, teksa sfida mes dy gjigandeve të Premier Ligës, mund të figurojë determinante së paku për tri skuadra. Siti edhe pse vjen si skuadër mike, kërkon vazhdimësinë në luftën për të fituar titullin, ndërsa vëndasit e Solskjaer, për të mos humbur trenin që të dërgon në zonën champions.
Edhe Liverpuli që kryeson Premier Ligën me një ndeshje më shumë se “qytetarët”, do të jetë me sy e veshë nga Mançesteri. Trajneri Jurgen Klop, i pyetur sot nga mediat sportive, ka dhënë një përgjigje mjaft diplomatike ndërsa ka thënë:-“ Uroj që së pari derbi t’i shërbejë vetë derbit. Do të jetë e vështirë për Utd, pasi nuk po kalon një situatë të mirë por me organiken që ka, mund të fitojë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se për të triumfuar, na duhen vetëm fitore”-u shpreh gjermani.
Ndeshja Mançester Junatid-Mançester Siti, do të luhet nesër në mbrëmje në “Old Trafford” duke nisur nga ora 21 00.