“Qytetarët”, i tregojnë vendin dhe “Djajve”

Bernardo Silva (54’) dhe Leroi Sane (66’) i kanë mjaftuar Pep Guardiolës për të mposhtur dhe fituar 2-0 ndaj Mançester Junajtid, pas një super takimi në “teatrin e ëndërrave” siç cilësohet stadiumi “Old Traford”.

“Djajtë” kanë rezistuar vetëm 45 minuta, pasi në fraksionin e dytë, “Qytetarët” ia kanë arritur që të shënojnë dy here. Fillimisht me portugezin Bernardo Silva dhe më pas me gjermanin e ardhur nga stoli, Leroi Sane.

Pas kësaj fitoreje për llogari të javës së 35-të, Mançester Siti ngjitet sërish në krye të renditjes me 89 pikë, një pikë më tepër se “Reds”-at e Liverpulit.

Sipas specialistëve, “Qytetarët” e Guardiolës tani janë akoma më afër rikonfirmimit të titullit si kampionë të Anglisë, pasi Junajtid mendohej si pengesa e fundit dhe më serioze e Sitit. Tri ndeshjet e mbetura për ta janë Bërnlej dhe Brajton në transfertë dhe Leiçester në shtëpi.

Mançester Junajtid pësoi humbjen e 7-të në 9 ndeshjet e fundit. Ngushëllim për ta ishte humbja 3-1 që pësoi Arsenali ndaj Uolves, pasi gara për vendin e 4-t mbetet e hapur. Të dielën Juanjtid do të përballet me Çelsin për të synuar zonën Champions.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!