Dy britanike, drejt kupës “së vogël”…

Në gjysmëfinale do të përballen Arsenal-Valencia dhe Eintraht Frankfurt-Çelsi, ndeshje të cilat do të zhvillohen në 2 dhe 9 maj.

Arsenali, Çelsi, Valecia dhe Eintraht Frankfurt janë 4 ekipet e kualifikura në gjysmëfinalen e Europa League, pas ndeshjeve të kthimit pa shumë surpriza.

Arsenal fitoi edhe betejën e dytë ndaj Napolit, këtë herë 1-0, pas një goditjeje dënimi mjeshtërore nga Lakaset. Skuadra e Ançelotit, e pa fuqishme për të reaguar dhe ndryshuar rrjedhën e lojës.

Çelsi fitoi ndaj Sllavia së Pragës, në një lojë me shumë gola, por jo bindëse. “Blutë” e Londrës shënuan me Pedro Rodrigez (2), Zhiru dhe një autogol, ku kualifikimi ishte vendosur në Pragë. Çelsi fitoi me rezultatin 4-3.

Në “Mestaja” shënuan Lato dhe Guedes, që fiksuan fitoren 2-0 të Valencias ndaj Villarealit në “derbin” iberik. Kualifikimi ishte vendosur në të vajtjes.

Supriza e vetme e çerekfinaleve ndodhi në Frankfurt. Eintrahti vendës me fitoren 2-0 përmbysi rezultatin e portugezëve të Benfikës pas golave të Kostiç dhe Rode, që u shndërruan në heronjtë e mbrëmjes gjermane. Takimi i parë kishte përfunduar 4-2 për Bemnfikën.

Sipas skemës së përcaktuar më parë, në gjysmëfinale do të përballen Arsenal-Valencia dhe Eintraht Frankfurt-Çelsi, ndeshje të cilat do të zhvillohen në 2 dhe 9 maj.

Finalja e madhe e Europa League është programuar për t’u luajtur më 29 maj në stadiumin “Olimpik” në Baku të Azerbajxhanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!