Arsenal potent, fitojnë Benfika, Çelsi dhe Valencia


●  Feliks tripletë Eintrahtit, Valencia bën të fortin në duelin iberik. Arsenali dominon totalisht Napolin, ndërsa Çelsi vendos veton në fund.

Arsenal-Napoli 2-0 (Ramsei 14′, Torreira 25′ )

Arsenali i dha një goditje të fortë skuadrës së Napolit në “Emirates” në të vajtjes për çerekfinalet e Europa League. Ramsei dhe Torreira shënuan dy gola në 25 minuta në portën e Napolit, duke treguar se janë topçinjtë skuadra që duhet të bëjë përpara. Napolitanët edhe pse patën shanse për të shënuar në pjesën e dytë,nuk arritën por nga ana tjetër ishin shumë pranë pësimit të golit të tretë. E kthimit shumë e vështirë për napolitanët.

Vijarreal-Valencia 1-3 (Kazorla 36′ (p) / 6′ , Guedes 90’+3′, Vas 90’+1′)

Vijarreali u godit nga Valencia me golin Guedes por të verdhët ia dolën të balancojnë në fundin e fraksionit të parë, ndërsa nga 11 metra larg, shënuan golin e barazimit me Karzolën. Në të dytën vëndasit u panë më kërkues por në finale pësuan dy gola të tjerë me Vas dhe Guedes duke i “larë duart” me kualifikimin.

Sllavia -Çelsi 0-1 (M. Alonso 86′)

Sllavia e Pragës u thye vetëm në fund teksa Çelsi i “gjymtuar”, bëri pak në pjesën e parë. Me startin 45 minutave të dyta, londinezët shtuan ritmin dhe në fund gjetën golin e vetëm të ndeshjes me Markos Alonso.

Benfika-Frankfurt 4-2 (Zhoao Feliks 20′ (p), 43′, 54′ , Dias 50′/Jovic
40′, Paciencia 72′)

Sfida mes Benfikës dhe Eintraht, përtej pritshmërive, dha shumë gola e spektakël. Fituan “shqiponjat” 4-2 ndërkohë që Feliks u kthye në heroin e Benfikës, teksa shënoi tri herë. Nga minuta e 20-të, gjermanët luajten me një futbollist më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!