Arsenal bën detyrën, Çelsi i sigurtë në kthim

Arsenali përmbys Valencian në 45′, ndërsa Eintraht dhe Çelsi, e “shtyjnë” gjysmëfinalen drejt Londrës. Në Baku, Europa Legaue mund të ofrojë finalen me çiftin britanik, Arsenal-Çelsi.

Arsenal-Valencia 3-1  (Lakazet 18′, 26′ , Aubumejang 90’+1′ / Diakabi 11′  )

Arsenali i dha një dush të rëndë Valencias në takimin e parë gjysmëfinal të Europa League, luajtur sonte në “Emirates Stadium”. Fillimisht befasojnë spanjollët, të cilët gjetën avantazhin me Diakabi, ndërsa minutat ishin 11. U duk se mbrëmja në  “Emirates” do të shkonte keq për të zotët e shtëpisë, mirepo Xhaka, Mustafi dhe pjesa tjetër e Arsenalit, reaguan si kampionë të vertetë. Francezi Lakazet, dy herë në të 18-tën dhe 26-tën, përmbysi rrufeshëm avantazhin provizor të Valencias, e cila përgjatë gjithë takimit, u detyrua të vuajë presionin e “topçinjve”.

Në fraksionin e dytë, vëndasit duke qënë të etur për golin e tretë, atë që jep siguri, arritën të godasin sërish. Këtë herë, ishte ish-goleadori i Dortmundit, Abumejang që në limite, shënoi golin e radhës për Arsenalin.

Eintraht Frankfurt-Çelsi 1-1  (Joviç 23’/ Pedro 45‘)

 Sakaq, në takimin tjetër atë mes Frankfurtit dhe Çelsit, luajtur në Frankfurt mes një dekori ëndrrash, takimi është karakterizuar shpesh nga sjellja e çuditshmje e skuadrave në fushë. Fillimisht vëndasit, të cilët me Kostiç dhe Joviç, i afrohën disa herë portës së londinezëve. Madje gjermanët,  pas një super aksioni nga e majta, shënuan golin e parë në të 23-tën. Goditja me kokë e Luka Joviç e preçizuar drejt shtyllës së majtë të Kepës, rezultoi fatlume për Frankfurtin, që në këtë pjesë të lojës, dukeshin si skuadër e madhe. Por me kalimin e minutave, Çelsi zgjohet. Pa Hazard në fushë, skuadra arriti të imponohet  derisa në fund të fraksionit të parë, shënoi golin “alla Barcelona” me një ish të skuadrës “blaugrane”, si Pedro.

 Në pjesën e dytë, Çlesi u duk më i vendosur dhe rastet erdhën gjithnjë duke u shtuar për formacionin e Sarrit. Hazard, ka lënë pankinën dhe vihet në shërbim të skuadrës, duke u alternuar në shumë zona të fushës. Megjithatë  është portieri vëndas që kërkon skenën dhe ia del më së miri, duke ndalur rast pas rasti të gjitha orvatjet e anglezëve. Në fund, seria për të ushtruar presion, kalon sërish në favor të Eintrahtit që në 4-5 minuta, para se të biente “gongu”, gati sa nuk shënon golin e dytë. Pas 5 minutave shtesë, skuadrat çertifikojnë barazimin, me skuadrën e Çelsit, favorite në të kthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!