Skënderbeu-UEFA, raudi i parë në CAS

Sa çka pritur, nuk do të presë më. Pritjes së gjatë të Skënderbeut duket i ka ardhur fundi. Sot në Lozanë, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), korçarët kanë apeluar vendimin e UEFA-s, e cila i ka dënuar ata për 10 edicione mospjesëmarrje në veprimtaritë e Europës.

Përpara trupës ndërkombëtare, në gjykatën e CAS-it, avokati i njohur zviceran Jean Cedrik Michel, përfaqësues i firmës juridike të njohur “De PFYFER”, ka mbrojtur çështjen e Skënderbeut. Në këtë seancë dëgjimore i pranishëm ka qenë edhe presidenti Ardian Takaj, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të klubit korçar.

Pas kësaj dëgjimore, ku përfaqësuesit e UEFA-s dhe përfaqësuesit e Skënderbeut do të shpalosin argumentet e tyre, trupa gjyqësore e CAS-it, besohet se pas një muaji do të japë verdiktin e saj, për të lënë në fuqi, apo të për të shfuqizuar dënimin e UEFA-s ndaj Skënderbeut.

Në kampin korçar, që të gjithë, presidenti Ardian Takaj, besojnë se lajmet nga Lozana do të jenë pozitive për Skënderbeun, edhe pse kjo kohë pritjeje ka krijuar tension psikologjik në radhët e skuadrës, çka është pasqyruar edhe në rezultatet e paqëndrueshme të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!