Ndeshje delikate, Laçi në kërkim të fitores

Laçi beson akoma se mund të mberrijë në kupat e Europës përmes kampionatit. Eliminuar nga Kupa, kurbinasit të mësuar me prezencën  sistematike në Europa League, duket se do të luajnë gjithçka për gjithçka në javët e mbetura në kampionat.

 Skuadra bardhezi, pësoi dy humbje të njëpasnjëshme javët e fundit, duke ndërlikuar ndjeshëm objektivivat sezonalë. Ndërkohë nesër, Laçi do të presë në shtëpi Skënderbeun e Korçës, në një sfidë e gjitha për t’u ndjekur.

Sipas asaj që raportohet nga kampi i tyre, skuadra do insistojë të marrë tri pikë ndaj Skënderbeut, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për të kapur skuadrat që janë mbi ta në klasifikim.

Starvova nuk fshihet, ndërsa është shprehur, se Laçi deri në fund të kampionatit, duhet të mendojë vetëm për fitore. Tekniku pritet që nesër, të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Edhe atmosfera në Laç duket se është po aq optimiste e sensibilizuese.

Krerët e klubit, kanë njoftuar sërish se tifozët marrin ftesën për të mbështetur falas skuadrën. Dyert e impiantit, sikurse javët paraardhëse, do të jenë të hapuara për tifozerinë. Kaq mjafton për të nënkuptuar se në Laç, ende nuk janë dorëzuar për Europën./Sporti IM/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!