Post shorti, flasin protagonistët…

Menjëherë pas shortit, “gogëluar” pak çaste më parë në ambientet e F.SH.F-së, drejtuesit e klubeve gjysmëfinaliste, kanë dhënë konsideraten e parë lidhur me rivalët. Tirana dhe Luftëtari nga frika e dështimit në kampionat, te shpresa për trofe. Kukësi dhe Skënderbeu, e duan më shumë se kurrë Kupën. Verilindorët kanë një problem, duhet të zgjidhin fushën si pritës.

Ja dekalratat e “nxehta”:

Arbi Laçi (Tirana): “Shorti më pëlqeu, Luftëtarin e kemi rival edhe në kampionat. Objektivi është Europa nëpërmjet Kupës, por natyrisht jemi të fokusuar te kampionati”.

Artur Dadaj (Luftëtari): “Më pëlqeu shorti, ua kemi marrë dorën ekipeve të kryeqytetit. Interesante është se me Tiranën jemi rivalë për mbijetesë. Kemi shpresa të kalojmë në finale të Kupës. Kemi shumë besim për mbijetesën, edhe në Kupën e Shqipërisë. Kemi mundur Partizanin në Tiranë, pse të mos e kalojmë edhe Tiranën e ta fitojmë trofeun. Shpresat janë të mëdha, ekipi është i mirë dhe në formë, trajneri është i zoti. Jemi gati dhe do të plotësojmë çdo kriter”.

Nderim Nexhipi (Kukësi): “Do të bëjmë maksimumin që ta mbyllim me trofe sezonin. Ndeshja e parë, me shumë mundësi do të luhet në Elbasan. Skënderbeu? Dihen cilësitë e tij, janë dy ndeshje mjaft delikate dhe me rëndësi, do të jetë betejë deri në fund”.

Oldi Lulja (Skënderbeu): “Përballje e fortë, e bukur dhe që do të ofrojë emocione. Skënderbeu është fituesi në fuqi i Kupës dhe të jeni të sigurt që do të qëndrojë aty. Klubi ka pasur disa luhatje, por në këtë moment jemi në formë. Eshtë normale të na kenë frikë në Kupë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!