Luftëtari për “titull”, mund dy herë të kuqtë

Paraqitje brilante e bluzinjëve në Kupë. Partizani me sytë nga kampionati, por Kupa i jep goxha mësime.

 Luftëtari- Partizani 1-0 (2-1) Dunga 35’ (Pen)

“Nuk është mirë të eliminohesh nga Kupa. E filluam keq në Tiranë dhe e mbaruam këtu. Nuk është se erdhëm pa dëshirë për të fituar. Gjirokastra u lirua te penalltia. Pasi pësuam u munduam të reagonim. Gjithsesi, kjo gjë mbaroi tani dhe ne fokusohemi te kampionati”.

Kështu është shprehur trajneri i Partizanit Skënder Gega pas eliminimit nga turi çerekfinal prej Luftetarit. Një takim i cili foli për vëndasit e Ahmatajt që  me avantazhin e takimit të pare (2-1), administruan dhe shënuan një gol vëndimtar në të kthimit. Skuadra e qytetit të “gurtë’ lufton për mbjetesë në kampionat, por kalimi i tyre në gjysmëfinale të Kupës së Shqiperisë, tregon se Luftëtari , ka stofin e mjaftueshem për të qënë një skuader konkurente. Eleminoi skuadrwn kryesusese të kampionatit. Jo keq…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!