“Nejmar nuk rikthehet te Barça”

Kështu ka deklaruar bosi i klubit katalanas, duke fshirë përfundimisht spekullimet për një rikthim të mundshëm të brazilianit në radhët e Barcelonës. Në një dalje televizive në TVE, presidenti 56-vjeçar Josep Maria Bartomeu, ka folur për merkaton në radhët “blaugranëve”.

Lidhur me thashethemet që rrethojnë superyllin e Paris SG, sulmuesin 27-vjeçar, Nejmar, numri një i Barçës, e tha qartë: “Rikthimi i Nejmar është i pamundur. Ne kemi një projekt tjetër sportiv me Osmane Dembele dhe Kutinjon. Dembele tashmë është më i mirë se Nejmar dhe shumë profesionist. Nuk është e lehtë për një djalë të ri 21 vjeç të vijë në një klub të madh. Por ai është integruar mirë dhe, siç thashë, ai është shumë më i mirë se Nejmar”.

Presidenti Bartomeu gjithashtu përjashtoi edhe mundësinë e largimit të sulmuesit Kutinjo, duke u shprehur se braziliani është një lojtar i shkëlqyer që gëzon besimin dhe mbështetjen e trajnerëve, kështu që largimi i tij nga Barça është thjeshtë një hipotezë.

Bosi i Barcelonës foli edhe rreth interesimit për sulmuesin Grizman: “Ai është një lojtar i Atletikos dhe ka një kontratë atje. Ka shumë spekullime në shtyp, por Grizman nuk është një çështje për ne dhe nuk na ka kontaktuar. Nëse do të donte të vinte, ai duhej të fliste me trajnerët. Pra ai nuk është një çështje për Barcelonën”, – deklaroi Bartomeu, duke e përjashtuar edhe mundësinë e përfshirjes së francezit në radhët e skuadrës katalane sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!