Valverde në krah të Guardiolës…

“Për mua, trajneri më i mirë në botë është Pep Guardiola. Nuk kam dyshim për këtë, edhe nëse u eliminua nga Champions League”.

Kështu ka deklaruar Ernesto Valderde, trajneri i katalanasve, duke mbrojtur parardhësin e tij në stolin “blaugrana”, pas kritikave në adrese të Guardiolës, pas eliminimit të çmendur, më tepër nga gjykimi dhe VAR-i se sa prej Totenhemit.

Sot Barcelona, e distancuar nga Atletiko Madrid që e ndjek për të dytin sezon radhazi, do të përballet me Real Sociedad, ku katalanasit do të synojnë fitoren për të “zyrtarizuar” titullin e La Ligas.

Ndërkohë ata duhet të mendojnë edhe për “Reds”-at e Jurgen Klopit, me të cilët do të ndeshen në fillim të majit në gjysmëfinalen e Champions League, një përballje “titanësh” në letër.

“Vitin e kaluar, ata ishin në finale, këtë sezon po bëjnë mjaft mirë në Europë. Po ashtu, Liverpul po lufton të fitojë titullin në Premier League.

Pra, është një kundërshtar shumë i fortë për ne, por një përplasje tërheqëse për të gjithë. Finalja është në horizont dhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, – deklaroi trajneri i Ernesto Valverde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!