Zbulohet projekti, yjet zbarkojnë në Madrid

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, pasi ka prezantuar impiantin e ri të galaktikëve, që pritet të startojë me operimin në kohështrirje të “Santiago Bernabeut”, tani me mendjen te merkato.

Në epiqender yjet në qarkullim Kilian Mbape, Pol Pogba, Eden Hazard, Deklan Rajs, por dhe Timo Vërner. Megjithatë në listën e Zidanit, atë në hyrje-dalje edhe pse sekreti mbizoteron në maksimum, pritën të tjera risi.

Por anglezja prestigjoze “The Sun” merr përsiper dhe bën një tablo sesi mund të jetë formacioni i “merenguesve” për sezonin e ardhshëm.

Me Navas apo Kurtua në mes të katërkëndëshit, reparti i mbrojtjes, pëson goxha ndryshime. Militao, në krah të legjendës Ramos, ndërsa Karvajal dhe Grimaldo që vjen nga Benfika, pritet të plotësojnë mbrojtjen.

Sakaq, me Modriç, Kros, Bejl, por dhe Benzema në ikje, Pogba, Rajs, Mbape, Hazard, pse jo dhe ndonjë xhevahir tjetër që mbahet në “sirtar”, mund të ribëjnë mesfushën dhe vijen përpara.

Isko i harruar këtë edicion, si dhe Vinisius Zhunior, thuhet se do jenë në projektin e ri. Perezit dhe do t’i duhet të harxhojë  rreth 500 milonë euro. Vera nuk është larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!