Triumf i Kukësit, Limaj, çfarë goli

Laçi-Kukësi 0-1 (Limaj 88′). Bardhezinjtë luajnë mirë për 60 minuta, më pas Musolli me shokë “zaptojnë” fushën.

Një supergol  Vesel Limajt në minutën e 88-të, ka dërguar në delir Kukësin, ndërsa sot në stadiumin “Laçi”, ka mundur vendasit në shifra minimalë. Loja ka nisur e qetë, ndërkohë që me kalimin e minutave, bardhezinjtë nisin të shohin më shumë nga porta e Frashërit. Rasti i parë i vertetë në këtë takim, i takon Laçit.

Në të 29′-tën, Redon Xhixha shumë pranë golit. Aksion dhe kros nga e djathta nga Mane, sulmuesi gjuan fluturimthi në zonë, topi devijohet nga Teqja. Ka pretendime edhe për prekje me dorë, por durrsaku Andi Koçi, që gjykoi këtë takim, bën shenjë për lojë të rregullt. Pa kaluar dy minuta është rasti i dytë për bardhezinjtë. Sërish topi nga e djathta te shtylla e dytë. Çokaj i lirë, provon të japë goditjen fatale por këtë herë, koplikasi del huq duke sfumuar mundësinë më të mirë të ndeshjës.

. Fraksioni i dytë nis furishëm për Laçin. Në të 47’ Mane nga jashtë zone, godet fort drejt kuadratit me topin që  devijohet me dorë nga Rroca. Të kota pretendimet e vendasve, nuk ka penallti. Me kalimin e minutave, skuadra e Starovës fillon të bjerë fizikisht, ndërkohë që debutuesi i stolit kuksian Ernest Gjoka, vendos të hedhë në lojë një mesfushor si Musolli në vend të Shkurtajt që dhe sot, nuk shfaqi cilësitë e tij më të mira.
Me Ramën në të majtë, Kukësi shfaqet rrezikshëm, ndërkohë që në të 67’-tën ish-futbollisti i kombëtares, bën gjithçka mirë, por për të evituar pasin e fundit, ndërhyn Mersinaj

Dalëngadalë verilindorët marrin terren, duke iu afruar disa herë portës së  Selmanit. Situata te skuadra e Laçit, bëhet dhe më e veshtirë, ndërsa Mane dhe Oktopu, kërkojnë zëvendesim të detyruar. Starova pranon..! Nga ky moment, fuqia e të zotëve të shtëpisë me një Xhixhë të vetëm në majen e sulmit, fillon të venitet. Përfiton Kukësi që me shumë forca në mesfushë, por dhe me kualitetin e Musollit dhe Rroces, qarkullon dhe shton presionin.

Për të ardhur në fund, kur Limaj me një goditje europiane, ka shënjestruar këndin e majtë të Selmanit për të realizuar një gol spektakolar nga rreth 35 metra larg. Gjoka debutim ëndrrash, Kukësi beson në mrekullinë për kreun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!