Kastrioti mposht Luftëtarin, mbijetesa qiutz

Kastrioti-Luftëtari 1-0 (H.Marku 25’ (p). Krutanët pas kësaj fitoreje rihapin garën për mbijetesë. 4 pikë larg Luftëtarit dhe 3 pikë larg Tiranës, që fitoi në tavolinë.

Kastrioti është skuadra kampione e vitit 2019. Si ajo, ashkush deri tani. Në 10 ndeshje të luajtura ka arritur të grumbullojë 20 pikë. “Viktima” e krutanëve në javën e 28-të ishte Luftëtari, një rivalët e tyre më të afërt në renditje.

Fitorja e sotme 1-0 e Kastriotit në “Redi Maloku” ndaj gjirokastritëve, për nga rëndësia vlen më tepër se sa tri pike. Ajo i ka dhënë ngjyrime më të ndezura garës së mbijetesës në Superiore. Tani, skuadra e gjirokastritit Devolli është vetëm 4 pikë larg Luftëtarit dhe 3 pikë ndaj Tiranës, e cila “fitoi” në tavolinë, pas përjashtimit të Kamzës.

Fati i këtij takimi u vendos në minutën e 25-të, kur Herald Marku ekzekutoi me saktësi një 11-metërsh, të fituar nga braziliani Roxher në dyluftim me portierin Ruci. Shtatlarti krutan nuk gaboi nga pika e bardhë dhe 1-0 për Kastriotin. Kaq u mjaftoi krutanëve për të fituar 3 pikët e çmuara. Në vazhdimin e takimit ata më tepër u përpoqën ta menaxhonin këtë rezultat, gjë që edhe e arritën.

Të gjendur në disavantazh mjaft shpejt, gjirokastritët i rritën përpjekjet e tyre për të barazuar. E qarkulluan më tepër topin, e zhvendosën edhe lojën më pranë portës së Çekrezit, por pamundur të shënojnë golin e dëshiruar.

Nëse ata ishin të pafat në goditjen me kokë të Açkës, goli i Dungës në minutën e 92-të, i anulluar nga gjyqtari Jorgji për pozicion jashtë loje, do të jetë objekt i diskutimeve të moviolës së post-ndeshjes.

Kastrioti, me 1-0 ndaj Luftëtarit, e ka rihapur garën e mbijetesës. Përpjekjet e krutanëve nuk kanë shkuar dëm. Kastrioti, Tirana dhe Luftëtari, tani kanë një tjeter kampionat midis tyre brenda Superiores.

Trajnerët deklaruan pas ndeshjes:

Bledar Devolli (Kastrioti): “Në radhë të parë duhen falënderuar të 2 ekipet për lojën e zhvilluar, pasi besoj se njerëzit janë kënaqur me ndeshjen. Këto janë ndeshje që i zgjidhin episodet. Pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë deri diku, por pres më shumë, duhet të mbanim më shumë topin në zotërim. Pjesën e dytë ramë pak, ndikon presioni, futemi në panik nga rëndësia e pikës. E rëndësishmja është pozitive, kemi bërë një ndeshje të madhe, ndaj një rivali direkt. Kur e mendoj nga jemi nisur e ku jemi, unë kam vërtet një grup të talentuar, të çmendur. Do vazhdojmë luftën tonë, nuk do e hapim rrugën asnjëherë, brenda fushës jo e jo. Jemi më afër se kurrë objektivit dhe jam shumë i lumtur për skuadrën.”

Julian Ahmataj (Luftëtari): “Një pakujdesi në mbrojtje dhe u ndëshkuam me gol. Pastaj gjërat bëhen të vështira. Ndoshta energjitë tona nuk ishin në maksimumin që të shtynim më shumë. Kishim disa mungesa të rëndësishme. Djemtë që u aktivizuan bënë shumë mirë, mund ta kishim barazuar ndeshjen. Skuadra dha maksimumin, pavarësisht gabimit. Duhet të vazhdojmë përpara. Nuk mbaron asgjë me një ndeshje. Unë kam thënë gjithmonë që nuk ka presion. Ne jemi të avantazhuar me 4 pikë. Gara është e fortë dhe e gjatë. Do të luajmë ndeshjet tona, nuk kemi punë me kundërshtarët. Nuk duhet të bëjmë gabime të vogla. Të jemi sa më vigjilentë për të ecur para.” (Supersport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!