Apeli i Laçit: Të gjithë në stadium!

Faza e katërt e Superiores për skuadrën e Laçit starton në shtëpi me sfidën ndaj Kukësi. Një ndeshje tepër e rëndësishme për të dy ekipet.

Kukësi renditet i dyti me 45 pikë, Laçi i katërti me 41 pikë. Në tri sfidat e mëparshme të këtij sezoni, në “fushën” e Kukësit janë arritur dy barazime 1-1 dhe 0-0, ndërkohë që kurbinasit kanë humbur 1-0 në Laç.

Të mërkurën e 10 prillit do të luhet “seria” e katërt e këtij filmi. Kurbinasve u duhet fitorja për të synuar Europën.

Për këtë arsye, ashtu si edhe ndaj Tiranës dhe Teutës, drejtuesit e klubit kurbinas kanë vendosur t’i hapin sërish dyert e stadiumit për tifozët e tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit kurbinas në Facebook që iu bën apel tifozëve të mbushin tribunat në këtë takim.

“Ditën e mërkurë me datë 10 Prill, ora 15:30 skuadra jonë përballet me Kukësin në një nga ndeshjet më te rëndësishme të këtij sezoni !

Seria e rezultateve pozitive duhet të vazhdojë dhe kjo arrihet me kontributin e të gjithëve. Prandaj, tifozë, ju bëjmë thirrje që të jemi së bashku në betejën e radhës. Djemtë do japin gjithçka në fushë. Objektivi është fitorja, për ju, për ne, për gjithë Kurbinin. Ftoni miq e të afërm, nuk duhet të ketë asnjë vend bosh në shkallët e stadiumit. Ashtu si në ndeshjet e fundit, hyrja në tribunën përballë dhe atë pas portës veriore do të jetë e lirë.

Ushtima e thirrjeve tuaja është domosdoshmëri, ndaj mos mungoni! Të gjithë në stadium në mbështetje te skuadrës tonë”, shkruhej në njoftimin e klubit kurbinas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!