Foli pa autorizim, Luftëtari e përgënjeshtron

Artan Laze, prezantohet në emision si pjesë e Luftëtarit, klubi e hedh poshtë.

Në Gjirokastër ndihen jo të përfaqësuar. Ky acarimi i klubit bluzi, vjen menjëherë ndersa mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, në emër të klubit të Luftëtarit ka folur i ftuari Artan Lazaj. Me pretendimin e përfaqësuesit ligjor të bluzinjve, Lazaj u “shtri” gjërë e gjatë, duke bërë një platformë shumë planëshe,ndonse sipas klubit të Luftëtarit, ai s’ka lidhje aspak me skuadrën nga qyteti i “gurtë”.

REAGIMI :

Klubi i futbollit “Luftëtari” ndjehet i detyruar të reagojë lidhur me prezencën e z.Artan Lazaj në një studio televizive, ku pa asnjë tagër ka përfaqësuar Luftëtarin. Z.Lazaj nuk është në asnjë post drejtues tek Luftëtari dhe aq më pak të ketë kontribute në menaxhimin e situatës në ekip. Është e pafalshme, madje dashakeqe që në emër të Luftëtarit të analizohen skuadra apo ecuri ekipesh. Luftëtari ka treguar se ka marrëdhënie të shkëlqyera me çdo ekip në Superligën shqiptare. Për sa i përket analizës që zotëria bën për situatën te Partizani, Luftëtari nuk ka asnjë të drejtë të analizojë ekipet e tjera, por Partizani ka treguar se me meritë është në krye.

Luftëtari është tërësisht i fokusuar tek takimi i radhës përballë Kastriotit, një ndeshje tepër e rëndësishme dhe që kërkon vlerësim maksimal, pasi Kastrioti është rikthyer të jetë një skuadër që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe si e tillë meriton respekt. Aludimeve të zotërisë se në Fushë- Kruje është e vështirë të luash futboll, Luftëtari dëshiron t’i kujtojë se në takimin e kaluar ne kemi fituar pastër dhe jemi përcjellë nga stadiumi me respektin maksimal, ashtu siç Kastrioti ka fituar në Gjirokastër dhe në fund kemi shtrënguar duart.

Luftëtari është një skuadër që në themel të saj ka respektin për kundërshtarin si dhe mirëmenaxhimin e grupit të lojtarëve. Në rastin e Aleksit, Luftëtari tregoi që askush nuk mund të thyejë rregullat e klubit dhe Aleksi pranoi dënimin, pasi kontributi i tij dhe dashuria për fanellën bluzi është më e madhe se çdo reagim. Aleksi tregoi me rikthimin se mbetet një nga lojtarët dhe djemtë më të mirë të skuadrës.
Zoti Lazaj ka të drejtë kur thotë që Luftëtari është si një familje, por harron të theksoje se zoti Lazaj nuk bën pjesë në këtë familje të madhe. Ju Faleminderit”,
lexohet në komunikatën që zëdhënësi për shtyp, Rigels Malile, ka shpërndarë për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!