Gjoka: Objektivi nuk ndyshon

Rikthimi i Gjokes te Kukësi pritet të sjellë optimizem te grupi i futbollistëve të cilët me lojen e shfaqur këto javë të fundit, nuk kanë justifikuar plotësisht. Barazimi me Partizanin por mbi të gjitha humbja e kësaj jave me Kastriotin, e kanë zbehur ndjeshëm objektivin e shpallur nga klubi, ndërsa kërkon titullin që këtë edicion. Verilindorët, nuk përfituan nga hapat fals të kryesuesit, ndërkohë që starti i fazes së katërt, i’u afron një tjetër transfertë të vështirë. Dështimi, eventual thjesht kthehet në mirazh.

Përkunder sa më lart, trajneri Ernest Gjoka ka deklaruar se pret skuadrën më të mirë,teksa të mërkuren vetëm fitorja e mban ende në valle. Megjithatë ka qënë vetë tekniku që ka pohuar faktin se mungesat e Shametit dhe Krasniqit, e ndryshojnë në masë profilin e repartit mbrojtës. Trajneri beson se berthama e klubit ofron siguri dhe nuk heziton të flasë për objektivë të qartë.

Objektivat janë të njëjta. Do të luftojmë deri në momentin e fundit për të dalë kampion. Matematika na e lejon. Por edhe të shkojmë në finalen e Kupës së Shqipërisë, e më pas të marrim trofeun”-u shpreh Gjoka duke përcjellë optimizem.

Ndërkaq, Kukësi, sot do të ushtrohet në Pezë-Helmës në seancë të plotë. Për të menduar më pas për axhendën drejt Laçit, ndeshje parashikuar të mërkuren në orën 15 30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!