Leklerk nuk do të ndërrojë motorr…
● Fitorja e francezit në Bahrein u zbeh për shkak të një qarku të shkurtër në një nga njësitë, që kontrollojnë injektorët në cilindrin e makinës Ferrarit
Pavarësisht zhgënjimit të Çarls Leklerkut për fitoren e madhe të munguar në pistën Shakhir në Bahrein, tani në Maranelo është kthyer buzëqeshja. Pas një studimi të hollësishëm në skuderinë Ferrari, inxhinierët kanë gjetur edhe shkakun e defektit që ndaloi “fluturimin” e pilotit francez.
Në makinën e 21-vjeçarit ka patur një qark të shkurtër në njërën nga njësitë e ngrohjes së njësisë së energjisë që kontrollojnë injektorët në cilindrin e motorit SF90. Ky defekt është riparuar dhe “kokëkuqja” e Leklerkut është gati për Çminin e Madh të Kinës, garë që do të zhvillohet më 14 prill në pistën e Shangait.
Duhet theksuar, se çdo pilot gjatë kampionatit botëror të Formulës 1 ka të drejtë të ndërrojë vetëm 3 motorra. Prandaj ndërrimi i motorit në makinën e Leklerkut që në garën e tretë të botërorit, do të ishte një goditje e madhe për pilotin, por edhe për skuderinë Ferrari. Inxhinierët parashikojnë që motorri i një makine të përballojë deri në 7 gara të Çmimit të Madh.