“Memorial Vllaznia” 2019, boksi i nderit…
● Garat e boksit në nder të boksierëve të ndjerë, pushtojnë “Qazim Dervishin”.
Kanë nisur sot në Shkodër ndeshjet e boksit “Memorial Vllaznia “2019, edicioni i 27-të në nder të sportistëve të ndjerë shkodranë të këtij sporti.
Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, me nismën e klubit Vllaznia, Federatës së Boksit dhe kujdesin e Bashkisë Shkodër, por dhe me interesimin e shumë sportdashëseve të sportit të dorezave, janë ndeshur sportistë të shumtë nga shumë vende të ndryshme të kontinentit.
Garuesit ishin nga Italia, Greqia, Belgjika, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, si dhe të vendit organizator -Shqipërisë.
Ky aktivitet në nderim të emrave të tillë, si Shyqyri Halili, Dervish Efovia, Ymer Gruda, Fadil Efovia, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu, Kujtim Demi, Ramiz Halil , Fadil Zhega, do të luhet edhe nesër, ndërkohë që finalja është parashikur të zhvillohet në datën 7 prill ora 11:00.