Aksidenti, ndalohet babai i Leo Mesit…

Horge Mesi, babai i yllit të Barçës, u ndal për disa orë nga policia argjentinase e Rosarios, pasi aksidentoi me makinë një motoçiklist

Babai i yllit të Barcelonës, Leo Mesi, u arrestua të enjten në Rosario të Argjentinës, pasi në një kryqëzim të këtij qyteti aksidentoi me makinën e tij BMW një motoçiklist.

Horge Mesi u lirua vonë natën, pasi u mbajt për disa orë në stacionin e policisë, ku iu nënshtruar kontrollit të alkoolit. Motoçiklist, një i ri rreth 24-vjeçar i paidentifikuar, u dërgua menjëherë në spital, por meqë kishte vetëm lëndime të lehta nuk paraqiti ankesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!