Teuta e koshit, sot pranë historisë…
Koshi shqiptar vetëm një hap pranë historisë. Basketbollistit e Teutës, pasi mundën bullgarët e BC Beroes me rezultatin 80-68, janë finalistë të trofeut të Ligës së Ballkanit.
Edhe pse e beftë, nga që kundërshtarët e tyre bullgarë konsideroheshin si favoritët kryesorë të këtij eventi, basketbollistët durrsakë të drejtuar me zotësi nga trajneri i tyre Afrim Bilali, pas një loje mjaft të organizuar arritën një fitore mëse të merituar.
Djemtë e koshit durrsak të Teutës, në ndeshjen finale do të përballen me skuadrën maqedonase të Blokotehnasit, e cila u kualifikua për në finale pasi fitoi 79-74 ndaj bullgarëve të Akademic Bultex.
Finalja e Ligës së Ballkanit do të zhvillohet të dielën e 7 prillit, në orën 19:00, në qendrën olimpike “Feti Borova” në Tiranë. Në të basketbollistët e Teutës do të së synojnë fitimin e këtij trofeu, çka do të ishte historike edhe për basketbollin shqiptar.