E. Hazard: Championsi i Juves…

Fantazisti Belg voton Ronaldon, është kompeticioni i tij.

Ylli belg i Çelsit, Eden Hazard, pritet të kalojë në fund të sezonit te kampionët e Europës në fuqi – Real Madrid. Me madrilenet e skualifikuar nga Ajaks për këtë sezon, lojtari i klasit të lartë botëror duket se bën tifo për Juventus dhe Kristiano Ronaldon.

Belgu i intervistuar nga  gazeta belge HLN, ka theksuar se portugezi Ronaldo, e fiton çdo vit këtë trofe, ndaj beson se Juvja e tij, do të shpallet kampione e re në Champions league.

Do të jetë e vështirë që  Barcelona ta fitojë. Trofeu fitohet cdo vit nga Kristiano Ronaldo, ndaj mendoj se Juventus do ta fitojë Championsin”.

Më tej fantazisti i bluve në kampionatin anglez, shton se i pëlqen të mberrijë klasin e luzitanit, ndërsa shprehet: “Do të ishte vërtetë fantastike”, ka mbyllur Hazard, teksa ngjit në fronin e Europës, Ronaldon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!