Ferrari, i pari në Bahrein…

Në provat e para të lira, dy pilotët e Ferrarit me kohën më të mirë.

Dominon Ferrari. Provat e para të lira në Bahrein për Formula 1, njohin Sharls Leklerk, ferraristin e dytë të skuderisë “kokëkuqe”, që regjistroi kohën më të mirë me 1’30”354. Hera e parë në karrierë për djaloshin 22-vjeçar
Leklerk nga Monako, që arrin të mbyllë i pari një provë zyrtare.

Pas tij, menjëherë shoku i skuadrës, Sebastian Fetel, ndërsa Valteri Botas vjen i treti. Luis Hamilton, kampioni i botës në fuqi, i katërti. Mbyll i fundit Robert Kubica me +3”899 .

Pas paraqitjes së dobët nga Ferrari në pistën e Melburnit në 17 mars, duket se Fetel dhe Leklerk, bashkë me stafin, kanë bërë më të mirën sot, teksa më së paku kanë mbajtur premtimin e konferencës për shtyp, ku thanë, se pista e Bahrenit, përpos vështirësisë, do jetë tregus i forcës së Ferrarit. Në diten e parë ia dolen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!