Kanavaro, dy humbje që në start…

Ish-“Topi i Artë” dhe kampioni i botës më 2006, italiani Fabio Kanavaro, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme karrierën e tij, si trajner i kombëtares së Kinës.

Në turneun ndërkombëtar “Kina Kup”, skuadra përfaqësuese e këtij vendi të madh aziatik, e drejtuar prej ish-mbrojtësit të shquar axurr Fabio Kanavaro pas largimit të Marcelo Lipit, u rendit e fundit midis 4 skuadrave pjesëamrrëse në këtë veprimtari.

Pasi u mund në takimin e parë ndaj Tajlandës, të besuarit e Kanaravos humbën 1-0 edhe ndeshjen e dytë në “finalen e vogël” ndaj Uzbekistanit, në stadiumin e Nankingut.

Ndërkohë, në finalen e këtij turneu ndërkombëtar, “çelestët” e Uruguajit të Oskar Tabarezit, shpartalluan 4-0 Tajlandën dhe fituan trofeun “Kina Kup”.

Mesa duket nuk thonë kot, se tjetër është të luash në fushën e blertë dhe tjetër është të drejtosh në pankinë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!