Tirana, përcjell Ali Memën…

Nga Isuf Myrtaj

“Banori i ri” i banesës së fundit, Mjeshtri i Madh i futbollit bardheblu, Ali Mema.

Të gjithë drejt “Selman Stërmasit” në qënder të Tiranës. Jo për ndeshje, as për ndonjë tubim zhargon…

Janë njerëzit e sportit, futbollistë, ish-futbollistë, trajnerë, gazetarë, politikanë, tifozë, kalimtarë…

… Janë duke u kryer homazhet e nderit për ndarjen nga jeta, të njërit prej ikonave të futbollit të Tiranës dhe kombëtares shqiptare Ali Memës. 

Në hollet e stadiumit, protokollarët kanë menduar në detaje. Posterat e kampionit të ndjerë, qëndrojnë përballë. Arkivoli tërësisht mbuluar me buqeta me lule teksa në rreshtin ballor, familjarët.

Njerëz pa pushim që ecin kokëulur… Heshtja ka pllakosur prej ditës së djeshme, ndërsa “Liu” 76-vjeçar që mbylli sytë, vijon të dominojë…

Sot, nga të gjallët, askush nuk u ndie “favoriti” i ditës. Sepse parakalimi përpara trupit të ndjerë të kampionit të madh të Tiranës, ka vetëm një mision – përuljen!

U tha dhe në intervistat për mediat e shumta prezente… E deklaroi edhe presidenti i Republikes, Shkëlqësia e Tij z. Ilir Meta.

“Ali Mema, mungesë e pazëvëndësueshme për Tiranën dhe gjithë futbollin shqiptar. Ishte një lojtar i madh, i cili sfidoi dhe kampionë të botës. Model në sport dhe në shoqëri. Kontributi i tij do të mbetet vepër e përjetshme e futbollit tonë”.

Lamtumirë  kampion! Lamtumirë Ali Mema! Në paqe…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!