Prishtina fiton derbin, ngjitet e dyta…

Prishtina është rikthyer në garën për titullin kampion në kampionatin IPKO të Superligës së Kosovës. Skuadra e trajnerit Mirel Josa tashmë renditet e dyta me 5 pikë nga Ferronikeli kryesues.

Derbi i kryeqytetit, takimi i prapambetur midis Prishtinës dhe Flamurtarit, që u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ka folur i gjithi për skuadrën e Josës, e cila fitoi me lehtësi 3-0 ndaj rivalëve të tyre të kryeqytetit.

Fati i derbit u përcaktua qysh në 45 minutat e para. Fillimisht Meriton Korenica në minutën e 16-të dhe më pas Mario Morina në minutën e 22-të, shënuan në portën e Flamurtarit.

Fitoren do ta kompletonte sërish Korenica në pjesën e dytë, cili do të shënonte edhe një gol të dytë personal, duke fiksuar shifrat përfundimtare të derbit 3-0 për Prishtinën.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Prishtinës ngjitet në kuotën e 50 pikëve, duke pritur përballjen për t’u hakmarrë ndaj Ferronikelit, që aktualisht ka 5 pikë më shumë se kryeqytetasit në renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!