Viarexho, trofeu i shkon Bolonjës…

Turneu i Viarexhos në Itali, për të rinjtë,(edicioni i 71 –të), ngjan me një mini-botëror klubesh. Shumë ekipe jo vetëm nga Italia, por dhe nga Europa e kontinente të tjerë, vërshojnë drejt “Apeninëve” për t’u sfiduar me njëra tjetrën.
Ndërkohë, sot ka mberritur finalja e madhe, e cila pati në terrenin e “Alberto Picco” të Spezias dy skuadra italiane. Bolonja dhe Xhenoa, dhuruan emocione pafund, duke mbyllur 90’, 1-1, ndërkohë që për të mberritur te kupa, u desh të kalohej te shtesa e më pas te lotaria e penalltive.
Finalja drithëruese nga pika e bardhë i shkoi Bolonjës, e cila në fund të tyre, fitoi me rezultatin 7-6.