Formula 1: Fetël, çdo gabim paguhet
Pas Melburnit vjen Bahreini. Skuderitë gati për sfidën e dytë botërore në “Formula 1”. Radha e Sebastien Fetël për të pranuar dështimin austrailan dhe prognozën për pisten e së dielës. Gjermani, në një deklaratë për sajtin e Ferrarit, shpjegon të gjitha:-“ Pista e Bahrenit, në nivelin e vështirësisë, mund të konfigurohet si normale. Thënë këtë, nuk është gjithnjë e lehtë të marrësh ritmin në provat e lira sepse pista shpesh herë, bëhët pis nga rëra dhe përfshihet nga erërat.
Pra në shumë raste, xhirot nuk ngjajnë me njëra tjetrën. Mjafton të jesh jashtë trajektores ideale dhe vetëm për pak centimetra, kushtëzuar dhe nga nxehja e skajshme e gomave, nuk arrin atë objektiv që ke. Këtu çdo gabim paguhet. Duhet të presësh ndonjë gabim të vogël të pilotëve përpara, për të përfituar në parakalime”.
Kështu, premisat për të ndjekur një super garë në pisten e “Sakhir” të Bahrenit, nisin me prononcimin e fundit të pilotit të Ferrarit. Gjithsesi, favoritët e mëdhenj,edhe për këtë fundjavë, janë po ata të “Mercedez”, teksa Luis Hamilton dhe Valteri Botas, shihen si “gladiatorët” e momentit. /Sportiim.al/