Tare në sulm, Elmas drejt serisë A

Eljif Elmas, futbollsiti shqiptar i Maqedonisë së veriut, bie në lupën e Lacios. Pas performancës së shkëlqyer në kualifikuesën e parë, ndërsa Maqedonia e veriut fitoi 3-1 ndaj Letonisë, por dhe në të dytën me Slloveninë, 19 vjeçari i Fenerbaçes, është vënë në shënjestër.
Fillimisht ka qënë interesimi i Borusias së Dortmundit, ndërkohë që Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, ka nisur të mendojë seriozisht për një afrim të talentit Elmas me destinacion bardhëkaltërit e serisë A.
Tuttomercatoëeb.com, raporton se Lacio mund të jetë e avantazhuar më shumë se gjermanët dhe disa skuadra angleze. Gjithsesi, mbetët për tu parë nëse mesfushori i talentuar shqiptar, do të lëvizë që këtë verë nga Turqit e “Fenerit”.