Neymar, PSG-ja të nxitojë…

Babai i Neymar në skenë.  Djali i tij, një ndër futbollistët më të talentuar në botë, ka një kontratë me PSG deri në vitin 2022, por braziliani prind, ka deklaruar se është vënë në lëvizje për t’i kërkuar presidences së skuadres franceze rinovimin e kontrates.

Duke folur për “Uol Esporte”, menaxheri baba, tha se Neymar aktualisht 27 vjeç, është duke bërë mirë dhe fakti që emri i sulmuesit brazilian, lakohet në çdo merkato, do të thotë se ai është një sportist shumë i kërkuar nga të mëdhatë.

Fakti që Neymar është gjithnjë në qender të zërave të merkatos, tregon që është duke bërë mirë. Duket se është mes futbollistëve që kushtojnë. Por kjo nuk do të thotë se ai mund të largohet nga PSG,” – tha i ati i Neymarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!