Mbrëmje historike për Kosovën…


Kosova prek historinë, sot në 20 45, nis aventurën Euro 2020 me Bullgarët.

Kosova është gati. Skuadra e Bernard Shaland do të startojë sonte në  Prishtinë, aventurën historike, atë të garimit në grupe për finalet e Euro 2020. Kundërshtari një ëmer i rëndësishem. Do të jetë pikërisht fqinji Bullgaria, dikur me Stojçkovin e famshëm, që rivalizonte kolosët e botës futbollistike.

Në kampin e dardanëve, përpos ndonjë zhvillimi të ri, kthehet pas dëmtimit, mesfushori i Zyrihut Hekuran Kryeziu. I rëndësishmi i formacionit të Shaland, është programuar të mbajë shiritin e kapitenit. Atmosfera në maksimum. E pranon Kryeziu, i cili në konferencën e zakonshme, ka shtuar se Kosova do të futet në terrenin e “Fadil Vokrri”, me synimin për të mos gabuar.

Luajmë në shtëpi dhe atmosfera është në nivel të lartë. Duam të prezantohemi dinjitozë. Ndaj Bullgarisë të bëjmë më të miren pasi në stadium, pritet të kemi mbështetjen e madhe të tifozerisë. E treguam në miqësore me Danimarken që jemi një grup i fortë. Ndihem i gatshëm për të qënë në dispozicion të trajnerit”- tha ndër të tjera Kryeziu.

 Nga ana tjetër, trajneri i Bullgarisë ka zbuluar për mediat prezente në konferencën e zakonshme se skuadra e tij dhe Kosova, kanë shanse të barabarta në duelin e mbrëmjes. Sipas teknikut, arsyeja pse Bullgaria nuk dënjoi të stërvitej në Prishtinë, përpara se skuadra e tij të ndeshet  me vëndasit, ka qenë e thjeshtë.

Jemi pranë gjeografikisht dhe vendosa ta stërvis skuadren në tokën bullgare. Jemi të gatshëm për të bërë lojen tonë. Kemi pretëndime serioze, por nga sa shikoj, kjo përballje nuk ka favoritë”- ka sqaruar tekniku i Bullgarisë Hubçev, i cili ka ndjekur para katër ditëve testin Kosovë-Danimarkë, përfunduar 2-2.

Ndeshja Kosovë-Bullgari, do të fillojë në ora 20 45, teksa FFK, ka bërë të ditur se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri”,do të hapen në ora 18:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!