Euro 2020: “Luajnë të gjithë, fiton Gjermania!”


Maqedonia e Veriut, mbahet nga shqiptarët. Bardhi i jep barazimin në Slloveni.

Mbrëmja e Zahavit… Tri gola vetjakë të sulmuesit të njohur, kanë ndihmuar Izraelin të mposhtë në shifra 4-2 Austrinë. Skuadrat bëjnë pjesë në grupin “G”.

Në grupin “I”, Skocia kalon pa shumë shkëlqim San Marinon modeste. Nga një gol për pjesë (Meklaren e Ruseli) britanikët, marrin tri pikët e para në grup.

Ndërkohë pasdite, Rusia mposhti në të gjitha drejtimet Kazakistanin. Rikthehen lojtarët që bënë histori gjatë botërorit të kaluar pikërisht në Rusi, ndërsa Çeryshiev (dy herë), Dzyba dhe autogoli i Bejisebekov, fiksuan shifrat në 0-4.

Në mbrëmje supersfida Holandë – Gjermani, e cila mbërtheu emocionalisht miliona shikues anembanë botës. “Pancerat” sërish i ndjek fabula “luajnë të gjithë, në fund fiton Gjermania!”. Pas epërsisë me dy gola në 45 minutat e parë, ekipi i Lëv u barazua nga “tulipanët”, ndërkohë që në fund, vjen goli i avantazhit nga Shulz dhe 2-3. Më herët patën shënuar Sane dhe Gnabri. Për Holandën, në gol vajten De Ligt e Depay.

Për Belgjiken, historia e fitores mbyllet që në pjesën e parë. Si zakonisht mendon Hazard, por në këtë mbrëmje europiane në Qipro, golin e gjeti dhe Batshuaji.

Derbi i Ballkanit, Slloveni – Maqedonia e Veriut, u mbyll 1-1. Autori i golit për Maqedoninë e veriut, sërish një shqiptar. Këtë radhë është Bardhi.

Nga ana tjetër Levandovsi dhe Glik, i shpëtuan nderin Polonisë, teksa vetëm në 15 minutat e fundit, ia dolen të shënonin dy golat e fitores ndaj Letonisë.

Hungaria bëri surprizen e madhe në shtëpi, duke mundur kroatët nënkampion bote 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!