Euro 2020: Kosova ndalet te shtylla…

 Kosovë – Bullgari 1-1  (Zeneli 62’ / Bozhikov 39’)

Për herë të parë në histori, Kosova në një ndeshje kualifikuese Europiani. Prezantimi brilant. Së paku, me atë që skuadra e Shaland tregoi në fushën e lojës. Shifrat teknikë 1-1, nuk e zbehin aspak paraqitjen e Kosovës, e cila nën drejtimin e Shaland nuk njeh humbje. E 11-ta ndeshje.

Në “Fadil Vokrri” kishin ardhur të gjithë. Djem, goca, pleq e fëmijë. Pati edhe politikanë që në kësi ratesh, e duan një “vënd”.

Sakaq, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në një atmosferë të rrallë, “dardanët” e nisën mjaft mirë, por kur të gjithë prisnin avantazhin është Bullgaria që ndëshkon.

Rashica fillimisht dhe Celina në të 35’ humbën raste ideale, ndërkohë që në të paren aventurë të miqëve vjen goli. Ishte minuta e 39’ kur Bozhikov nga afër kalon përpara bullgarët.

Sërish në këtë pjesë Milot Rashica shfaqet pranë golit, ndërsa i vetëm me portierin nuk realizon dot.

Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Vedat Muriqi godet shtyllën e majtë të portierit Mihajlov. Epërsia e Kosovës rritet dhe në të 62-ën, Arbër Zeneli nga rreth 20 metra larg, me një goditje të kalibruar, kalon portierin bullgar Mihajlov. 1-1!

Megjithë orvajtjet e vendasve, shifrat mbetën të paprekur deri në fund. Prezantim i mirë i Kosovës në start të kualifikueseve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!