Filip Glova, “bilbili” i sfidës me Andorrën

Një gjyqtar 31-vjeçar sllovak është caktuar nga UEFA për të dhënë drejtësi në sfidën Andorra – Shqipëri. Ai është Filip Glova, i cili do të ketë si asistentë të tij bashkatdhetarët, Frantishek Ferenc dhe Peter Kovaç. I katërt do të jetë Boris Marhefka.

Gjyqtari sllovak, edhe pse prej 5 vitesh bën pjesë në familjen e “bilbilave” me stemën e FIFA-s, ka një përvojë relativisht të pakët në nivelet e larta kontinentale, kjo edhe për shkak të moshës së tij të re.

Në CV ndërkombëtare të gjyqtarit Filip Glova, pa llogaritur takimet midis klubeve, spikatin miqësorja Poloni – Lituani (0-0) në vitin 2016, si dhe ndeshja e vitit të shkuar, San Marino – Luksemburg (0-3) për Nation League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!