Euro 2020: “Rrëzohet” Kroacia…
Kroacia, nënkampione e botës në fuqi, surpriza e mbrëmjes me dështimin në transfertë, mundet nga Hungaria në shifrat 2-1.Ballkanasit kaluan të parët në avantazh me golin e Rebiç në minutën e 13-të të takimit, duke dhënë idenë, se pas tulatjes në atë fitore të mundimshme katër ditë më parë me Azerbajxhanin në shtëpi, do të mund të vendosnin hegjemoninë e suksesit të mbrëmjes hungareze, e për të vijuar të qetë rrugëtimin drejt Euro 2020.
Nuk ndodhi kështu. Kroatët u mberritën në minutën e 34-t, me Salai. Në pjesën e dytë, teksa pritej reagimi i Modriç me shokë, radha e Patkai për të shënuar golin e dytë dhe me vlerën e tri pikëve për Hungarinë.
Pas këtij takimi, janë disa skuadra në grup që rimarrin vlerat e pretendentit, pasi përpos Kroacisë, në grupin E, bëjnë pjesë dhe Uellsi, Sllovakia, Hungaria e Azerbajxhani.