Kualifikuese, Italia ringjallet në Udine…
Mançini dhe Italia e tij fluturojnë në Udine. Skuadra axure, katër herë kampione botës, i nisi kualifikueset me marsh të lartë, ndërsa përballë pati Finlanden.
Pa u ngrohur ende motorët, Barela i ndihmuar dhe nga devijim i mbrojtes, me një gjuajtje potente, gjen golin e parë të takimit. Italianët kontrollojnë dhe krijojnë disa mundësi të tjera për të shënuar, por goli i sigurisë do të vijë vetëm në minutën e 74′ nga Kin, i cili konsiderohet si talenti i madh i fqinjëve. Një sukses i merituar, me italianët që startojnë në mënyrë të shkëlqyer.
Sfida tjetër e mbrëmjes, e cila pati emocione deri në fund, ishte ajo mes Spanjës dhe Norvegjisë. Iberikët ende me hijet e botërorit “Rusi 2016”, shënuan shpejt me Rodrigo, por në të 65′ nga pika e bardhë e penalltisë, janë mberritur nga vikingët, për të vënë në pikëpyetje një takim, i cili duhej të kishte figuruar më i lehtë se sa prodhoi loja. Gjithsesi, po nga 11 metra, Ramos, ka rikthyer entuziazmin për një 2-1 final.
Në sfidat e tjera kualifikuese të mbrëmjes, Greqia fitoi 2-0 në fushën e Lihtenshtejnit, teksa Bosnja kaloi jo pa vështirësi Armeninë e Mikitarianit.