Tifozët e Çelsit “bojkotojnë” trajnerin Sarri…
● Sipas tabloidit britanik “Daily Mail” të paktën 700 tifozë permanentë të “bluve” të Londrës shesin abonimin e tyre, në shenjë revolte ndaj teknikut italian.
Për Maurizio Sarri dhe Çelsin nuk fryjnë erëra të mira. Por kjo tani duket se nuk është lajm në kampin “blu” të Londrës, duke pasur parasysh debatin e fundit të Higuain dhe shokëve të tij.
Ndërkohë, kundërshtitë kundër italianit Sarri po shumëfishohen nga tifozët e Çelsit, të cilët prej kohësh kërkojnë menaxhimin e Stemford Brixhit me një ndryshim në krye të pankinës “blu”.
Ky reagim shihet më së miri te abonentëve e skuadrës londineze, të cilët në shenjë revolte, sipas Daily Mail, kanë nisur shitjen e vendet e tyre për ndeshjet e ardhshme, duke bojkotuar njëherësh, edhe ekipin e tyre ekipin edhe teknikun Sarri.
Nuk do të ketë më shumë se 400 abonentë, të cilët kanë nxjerrë në ankand vendet e tyre për ndeshjen e 8 prillit kundër Uest Hemit. Për ta pak rëndësi ka, nëse kjo është një nga derbet e shumta në Londër.
Për ndeshjen më 21 prill kundër Burnley, abonentët e gatshëm të heqin dorë nga e drejta e tyre për të shkuar në stadium do të jetë 700. Ndërkohë, që për ndeshjen e Çelsit më 3 prill ndaj Brajton, në stadium do të mungojnë “vetëm” 150 abonentë.