Pogba “promovon” trajnerin Solskjaer

Kapiteni Pol Pogba nuk e ka fshehur në asnjë rast qëndrimin e tij pro norvegjezit Ole Gunar Solskjaer, i cili ka zëvendësuar Hoze Mourinjon tek “djajtë”.

Që nga ardhja e tij në krye të Junajtid, francezi ka rilindur dhe Pol, sapo gjen rast, promovon trajnerin, e ardhmja e të cilit ende është e papërcaktuar.

“Ne duam që Solskjaer të qëndrojë”, – shprehet Pogba. – “Rezultatet janë të jashtëzakonshme, unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me lojtarët.

Ole e meriton konfirmimin në krye të ekipit, ai e njeh klubin, ai di gjithçka për Mançesterin. Ka sjellë pozitivitet dhe rivendosi besimin tek ekipi. ai na dha përsëri lirinë dhe gëzimin e futbollit, të cilin e kishim humbur më pare,” – shton kapiteni francez.

– “Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën, dua të mendoj për të ardhmen. Tani jemi mire, jemi ndër katër të parët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!