Solskjaer, vjen kontrata me “Djajtë”…


Verën e shkuar ishte ne Laç, në krye të Molde, sot firma në Angli me
Mançester Junajtid.

Trajneri aktual  i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, do të jetë trajner i ri i Mançester Junajtidit edhe për 3 vitet e ardhshme. Ish-trajneri i Moldes, i cili gjatë veres ishte ne Laç në krye të norvegjezëve, shkëlqeu sapo mori “Djajtë” pas largimit të Mourinjos, duke e katapultuar ekipin e famshëm anglez, në pak kohë, në një vlerë reale. Kaq ka mjaftuar dhe drejtuesit e klubit, nuk janë menduar gjatë duke i ofruar një kontratë afatgjatë, që e mban të lidhur me “Djajtë”, deri në vitin 2022

Nga dita e parë , jam ndierë si në shtëpi. Është një klub i veçantë. Ka qenë  nder të isha futbollist i Mançesterit dhe tashmë nisa karrierën time si trajner këtu. Muajt e fundit kanë qenë fantastikë dhe dua të falënderoj të gjithë stafin dhe futbollistët për punën që kemi bërë.

Një punë që e kam ëndërruar gjithmonë dhe jam i gëzuar që do të udhëheq skuadrën për 3 vite, duke shpresuar që të vazhdojmë me suksesin që tifozeria meriton,” – tha menjëherë pas firmosjes së kontratës, Solskjaer i lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!