Luiz Suarez “KO”, humb Uruguajin…
Pas fitores 4-1, Barcelona është larguar nga Sevilja me tre të katërtat e titullit kampion të siguruar në La Liga, por katalanasit kanë humbur Luiz Suarezin.
Sulmuesi uruguajan, njeriu më i frikshëm te “blugranët” pas Mesit, autori edhe i një goli ndaj Betisit, raportohet se në transfertën e Seviljes ka pësuar një lëndim në kaviljen e këmbës së djathtë, dëmtim për të cilin stafi mjekësor ka rekomanduar të pushojë për 10-15 ditë.
Siç komunikohet nga klubi katalanas, sulmuesi 32-vjeçari Luiz Suarez nuk do të paraqitet edhe në grmbullimin e ekipit kombëtar uruguajan, pasi do të qëndrojë në Katalonjës për trajtim mjekësor.